30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Pompeo uron Shqipërinë, thotë se SHBA mbetet aleate e palëkundur

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka uruar Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, shkruan mitrovicasot.net

Ndër tjerash, Pompeo tha se “Shqipëria luan një rol qëndror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s” dhe se SHBA mbetet aleate e palëkundur e shtetit shqiptar.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qëndror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, deklaron Pompeo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT