1.3 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Polonia ia dhuron Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Polonia po dhuron 100 mijë doza të vaksinës për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Ajo ka thënë se 100 mijë dozat e vaksinës do të jenë Pfizer dhe ka falënderuar Poloninë që po i qëndron afër Kosovës në kohë të vështira të pandemisë.

“Sot jam informuar nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Falënderues ndaj polonisë dhe aleatëve tanë që po na qëndrojnë pranë në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, ka shkruar Osmani.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ardhur 503,100 doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si donacion nga ambasada e Amerikës për Kosovën. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT