25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Politikani serb me pretendime alarmante: Serbia po përgatit njësitë ushtarake për marrjen e veriut pak para zgjedhjeve në ShBA

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, në një postim të fundit në rrjetin social “X”, po pretendon se Serbia po përgatit njësitë speciale ajrore për shkëputjen e veriut të Kosovës.

Sipas tij, ky aksion do të jetë në sinkronizim me një të Rusisë, për hyrjen në Transnistri.

Bogdanoviq tutje ka pretenduar se kjo mund të ndodhë pak para zgjedhjeve në ShBA.

“Në Serbi janë duke u bërë përgatitje për njësitë speciale paraushtarake ajrore që do të tentojnë shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës në një aksion të sinkronizuar me hyrjen e Rusisë në Transnistri. Koha do të caktohet pak para zgjedhjeve në ShBA.” – ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT