Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 221 gjoba për personat që nuk kanë mbajtur maskë.
Në raportin e fundit Policia ka njoftuar se në vend janë regjistruar 27 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 18 me të lënduar.
Tiketa të shqiptuara trafiku janë gjithsej 398.
Ndërkaq duke u bazuar në ligjin për COVID-19, Policia ka shqiptuar 221 gjoba për personat që nuk kanë mbajtur maskë në nivel vendi.
Tutje është bërë e ditur se vetëm dje janë arrestuar 16 persona, 4 janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë raporti i Policisë.