Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00 në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri kanë shpëtuar një qytetare të alivanosur e cila ishte në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se qytetarja e alivanosur kishte bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë i kanë dhënë ndihmën e parë, përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes
“Ndërkohë që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares”, njofton policia.
/Gazeta Sinjali/