0.4 C
Mitrovice
E enjte, 20 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Policia serbe plagos rëndë një shqiptar nga Medvegja në malin afër kufirit me Kosovën

Sipas këshilltarit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe, ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.

Sahiti, në një deklarim për LuginaLajm, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.

“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” – ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.

Florim Sahiti, gjithashtu ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos u deklaruar shkaqet e ngjarjes së sotme.

Mësohet se, Milazim Murati deri në vitin 2016-të, kishte jetuar në Gërbac të Medvegjës, ndërsa para tre vjetë është shpërngul drejt Komunës së Kamenicës.

Megjithate, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin të cilin e ka konfirmuar këshilltari shqiptar nga Medvegja, Florim Sahiti

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT