10.6 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Policia sekuestron armë dhe municion pas publikimit të disa videove në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë dhe municion, në dy raste të ndara, pas publikimit të disa videove në rrjete sociale.

Në rastin e parë, një i dyshuar i mitur kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij në fshatin Qifllak – Rahovec, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri të gjata, një pistoletë me një karikator, një karikator tjetër, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9mm”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, pas publikimit të një videoje tjetër ku shihej një person duke përdorur armë të dyshuar të llojit pistoletë, është identifikuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore.

“Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, në fshatin Fortesë – Rahovec, janë sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

Për të dy rastet është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Njëri nga të dyshuarit (i dyshuari në rastin e parë) është ndalur në mbajtje për 24 orë, ndërsa i dyshuari në rastin e dytë është liruar në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdoj të angazhohet në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve”, përfundon njoftimi./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT