22.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Policia parandalon një rast kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit të kufirit në veri të Mitrovicës, autorët shtetas serbë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të parandalimit të kontrabandimit me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Policia njofton se këto dy raste janë iniciuar gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës.

Në rastin e parë, të dyshuarit i është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.

“Me datën 19.03.2023 rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb. Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.

Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, njofton policia e Kosovës.

Ndërkaq, në rastin e dytë nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb.

“Me datën 19.03.2024 rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor per procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit te kontrabandimit te mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT