spot_img
spot_img

Policia në veri të Mitrovicës gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një pusetë

Me datë 07.08.2026, rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit dhe kryerjes së detyrave të rregullta në rrugën “Zoran Gjingjiq”, kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur.

Gjatë kontrollit të pusetës është vërejtur një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime te zyrtarët policorë. Pas nxjerrjes së saj janë gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake, si në vijim:

• 5 kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër;
• 2 gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion;
• 1 rrip ushtarak;
• 4 çanta mbajtëse që vendosen në rrip për karikatorë;
• 1 çantë mbajtëse për radio-lidhje;
• 2 çanta ushtarake për municion;
• 1 palë doreza.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast. Pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe identifikimit të personave të përfshirë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT