6.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut me aktivitete të shtuara në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut në vazhdimësi janë duke u ndërmarrë masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore përfshirë Njësinë e Trafikut Rajonal dhe njësitet tjera në nivel të stacioneve policore kanë filluar të shpërndajnë fletushka me porosi dhe këshilla për drejtuesit e automjeteve gjatë ngasjes në rrugë në kushte dimri.


Përmes këtyre fletushkave synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ngasësit e automjeteve për kujdesie të shtuar gjatë ngasjes në rrugë në kushte bore e ngrica.

Realizimi i këtij aktiviteti edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë për vetëdijesim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT