Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një (1) armë e gjatë e modifikuar
– Një (1) karikator
– Njëzet e pesë (25) fishekë
– Një (1) peshore ngjyrë e zezë
– Një (1) gëzhojë
– Një (1) granatë dore
– Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”. Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.




