1.4 C
Mitrovice
E diel, 15 Shkurt, 2026

Policia në Mitrovicë konfiskon një armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë në Mitrovicën e Jugut.

Përmes një njoftimi për media të dielën, policia bën të ditur se një pasagjeri 23-vjeçar iu është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, shkruan Insajderi.

“Arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

TË FUNDIT