22.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Policia në Jarinje ndalon kontrabandën e 18 migrantëve në linjën Mitrovicë-Beograd

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), më 24 gusht 2025. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Mitrovicë–Beograd, në katin e parë u gjetën 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u zbuluan 18 shtetas të huaj të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës.

Hetimet kanë treguar se pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., ishin të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Komunikata e plotë:

Tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm, parandalohet nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), Departamenti i Kufirit, më datë 24.08.2025, ka ndërmarrë një veprim të suksesshëm operativ në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), ku është ndaluar një autobus me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:

· 5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.
· 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.

· 7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT