3.8 C
Mitrovice
E martë, 24 Shkurt, 2026

Policia ndalon një dasmë, arrestohet një person e konfiskohen armë

Policia ka ndaluar sot një aheng në Istog, i cili ishte organizuar në kundërshtim me masat anti-COVID.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se sot rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk të Istogut është duke u mbajtur një dasmë dhe ka të shtëna me armë zjarri, transmeton Zeri.info.

Pas informacioneve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar edhe një armë (pistoletë) e tipit “Girsan”, 9×19 mm, 11 gëzhoja, kalibri 7.62 mm dhe 1 karikator i së njëjtës armë.



“I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt. Organizatorit të ahengut i është shqiptuar gjoba në shumën prej 200 eurove, duke u bazuar ne Ligjin anti-COVID. Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia me këtë rast apelon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së toleranca do të jetë zero.

TË FUNDIT

TË FUNDIT