Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndaluar 52 persona, pasi që kishin vepruar kundër dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 30 raste si mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Numri më i madh i rasteve është shënuar në rajonin e Prizrenit, ku gjithsej janë 21 raste dhe ku janë ndaluar 27 persona.
Rastet tjera me nga 3 janë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, ku janë ndaluar 16 persona.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë së Kosovës. /gazetametro.net