19.7 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Policia me aksion në Leposaviq, po bastiset një depo e madhe

Policia e Kosovës është duke kontrolluar një depo pranë stacionit policor në Leposaviq.

“Ne po bëjmë bastisje. Për momentin nuk mund të konfirmoj se çfarë është gjetur”, tha për KoSS, zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai shprehet se kanë marrë informacion, pra se dyshohet se në këtë objekt ka armë.

“Deri më tani nuk kemi gjetur asnjë armë, por kërkimet janë duke vazhduar”, theksoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT