20 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia kryen bastisje në Mitrovicën e Jugut, sekuestron një armë me tetë fishekë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Mitrovicën e Jugut.

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, thuhet në njoftimin e policisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT