15.2 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia jep detaje të reja nga vrasja e pronarit të lokalit në Mitrovicë

Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave pas vrasjes së pronarit të një lokali në Mitrovicë derisa po kryenin një grabitje të armatosur.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, derisa njoftohen edhe rrethanat e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 28.12.2021-22:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT