Dje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë pati të shtëna armësh ku mbeti i plagosur një person, shkruan Mitrovica SOT
Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë ndërsa dorasit ende ndodhen në arrati.
Ndërkohë Policia ka dhënë detaje për rastin:
“Një incident që klasifikohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Dy persona (vëllezër), për motive të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.



