Policia ka thënë se personi që u gjet i vdekur në Vushtrri, është një 85 vjeçar.
Në mbrëmjen e sotme një 85 vjeçar në Vushtrri, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, në oborrin e shtëpisë.
Atë e kanë gjetur pa shenja jetë familjarët të cilët menjëherë e kanë thirrur policinë.
Lajmin për Metron, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës.
Ai tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti. /gazetametro