4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Policia jep detaje për personin e lënduar nga lifti që barte material ndërtimor në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Mitrovicë, ku lifti që bart material ndërtimor zuri një punëtor.

Lidhur me këtë ngjarje është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti ka deklaruar se i lënduari në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë.I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes!”, tha ai.

Dëshmitarët e këtij rasti të cilët ishin prezent kanë deklaruar më parë se punëtori në këtë rast moti goditje në kokë dhe pati gjakderdhje./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT