Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 11: 50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga Begaj i Komunës së Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.
Rasti për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti po iniciohet si vdekje e dyshimtë.
“Një trup pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 11:00 në një bunar në fshatin Begaj të Vushtërris. Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore” ka thënë Zahiti.
Operacioni i Kërkim-Shpëtimit është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara.