19 C
Mitrovice
E enjte, 8 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Policia jep detaje për aksionin në disa lokacione në veri ku u gjet armatim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me bastisjet që u kryen dje në veri të vendit, ku u gjet dhe sekuestrua armatim.

Në raport thuhet se në një prej lokacioneve është zbuluar një punëtori për modifikimin e armëve të zjarri.

Për këtë rast, janë arrestuar tre të dyshuar.

“IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR TË ARMËVE DHE MATERIALEVE PLASËSE – Mitrovicë Veri-Zveçan 07.05.2025 – 07:00. Pas hetimeve të zhvilluara, me urdhëresë të gjykatës, janë bastisur disa lokacione, në njërën prej tyre është zbuluar një punëtori për modifikimin e armëve të zjarri. Janë sekuestruar armë të ndryshme, pjesë të armëve, thika, municion, dhe tre makina metalike për gdhendjen e metalit. Lidhur me rastin, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre pronari i shtëpisë është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kontrolle janë zhvilluar edhe në Leposaviq, ku janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, një pushkë dy tytëshe me 21 fishekë dhe një pushkë ajrore.

“Po ashtu janë gjetur edhe pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në një kontrollë tjetër në Mitrovicë të Veriut, në podrumin e një ndërtese janë gjetur dhe konfiskuar 3 raketahedhës të kalibrit 64mm., M80, 2 helmeta, 1 antiplumb, 1 çantë ushtarake, 1 jelek taktik dhe 1 gaz-maskë.

“Mitrovicë Veri 07.05.2025 – 14:20. Raportohet se gjatë kontrollit në podrumin e një ndërtese, janë gjetur dhe konfiskuar 3 raketahedhës të kalibrit 64mm., M80, 2 helmeta, 1 antiplumb, 1 çantë ushtarake, 1 jelek taktik dhe 1 gaz-maskë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT