Gazet Sinjali pak më parë raportoi se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në Koshtovë të Mitrovicës, ku tre persona janë lënduar.
Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale në Mitrovicë, ka dhënë detaje për Gazetën Sinjali, ku ka treguar se dy vetura kanë qenë të përshira.
Tutje ai ka njoftuar se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre (3) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai për Sinjalin.
/Gazeta Sinjali/