Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.
Vetura ka goditur për vdekje një grua të moshës 80-vjeçare në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.
Lajmin për Ditorin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se saktësisht, aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin “Zhabarë”.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, thuhet tutje në konfirmim./Ditori