19 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht.

Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime.

Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pran zyrave të LDK-së.

Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtën mbrojtje të afërt qysh dje i është vënë nga Policia edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi./Repoteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT