-1.4 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Policia gjeti armë automatike në shtëpinë e Sllamnikut

Pas arrestimit të Arianit Sllamnikut, Policia e kontrolloi edhe shtëpinë e tij pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK.

Gjithashtu është ushtruar edhe kontroll në pronat e të dyshuarit, ku sipas policisë, janë gjetur armë zjarri me leje përkatëse, medikamente të ndryshme, pajisje elektronike, municion etj.

Sllamniku pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Pas publikimit në mediat elektronike për veprimtari të dyshuar mjekësore, Policia e Kosovës konkretisht Sektori Rajonal i hetimeve DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet dhe njësitë tjera relevante, bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit, më datë 20.01.2026 ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj të dyshuarit A.S., (1978) M/K nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK.

Me qëllim të gjetjes dhe mbledhjes së provave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është ushtruar kontroll në pronat e të dyshuarit, ku prezent kanë qenë edhe inspektorët përkatës nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë asistuar hetuesit policorë për sa i përket medikamenteve farmaceutike.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar ;

Dy armë zjarri të gjata (me leje përkatëse),

Dy armë zjarri te shkurtra (me leje përkatëse),

Sasi e municionit dhe disa karikatorë të armëve,

Medikamente të ndryshme,

Libra protokolli si dhe,

Pajisje elektronike (shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa)etj.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT