Policia e Kosovës në fshatin Frashër të Mitrovicës ka kryer bastisje nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë bastisjes janë gjetur 12 aparate të lidhura me pajisje elektronike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Sinjalin se një person i dyshuar është arrit të identifikohet.
Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura, policia thotë se është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore të merren autoritetet doganore.
/GazetaSinjali/