Inspektorati Policor i Kosovës përmes departamentit të inspektimit ka realizuar projektin e matjes së besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj punës dhe angazhimit të institucionit të sigurisë, pra Policisë së Kosovë.
Nga të dhënat mbledhura dhe të analizuara ka dalë se policia e Kosovës në regjionin e Mitrovicës së Jugut (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri) gëzon një besueshmëri të lartë të qytetarëve.
Policia e regjionit të Mitrovicës në drejtimin e drejtoreshës Afërdita Mikullovci del të jetë vlerësuar nga qytetarët me përqindjen më të lartë në nivel të Kosovës sa i përket kënaqshmërisë së qytetarëve.
Raportin e plotë të IPK për Policinë e Kosovës mund ta shihni KËTU



