Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë shkuar te liqeni i Ujmanit pas shpërthimit që ndodhi sot aty afër.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, në liqen kanë qenë duke u larë disa qytetarë, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.
Në një video të publikuar nga Klan Kosova shihen qytetarë ende tek liqeni edhe pas shpërthimit që ka ndodhur, por edhe policia është aty.
Sipas raportimeve të këtij televizioni, qytetarët citohet të kenë thënë se policia u ka kërkuar të largoheshin nga liqeni shkaku i sigurisë.
Në këtë video dërgjohen qytetarë duke iu thënë Policisë së Kosovë “Zoti ju ruajt”, shkruan Reporteri.net.