25.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës merr nën kontroll objektin e hekurudhës në Zveçan

Sipas raportimit të portalit “Alternativa”, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, Policia e Kosovës ka asistuar në marrjen nën kontroll të ambienteve të hekurudhës serbe në Zveçan.

Burimet bëjnë të ditur se njësitet policore vazhdojnë të qëndrojnë në terren, ndërsa në objekt tashmë është vendosur flamuri i Kosovës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

TË FUNDIT

TË FUNDIT