-1.9 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Policia e Kosovës jep detajet rreth sulmit kibernetik ndaj Ministrisë së Financave dhe një institucioni tjetër

Sot gjatë ditës ka pasur një sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, respektivisht në Departamentin e Tatimeve.

Sulmin e ka konfirmuar edhe vet kreu i kësaj ministrie.

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se është një sulm diçka, por që nuk e ka dëmtuar sistemin.



“Ka pasur tentim sulm, tashmë jemi duke u marrë me atë çështje që të rregullohet” ka thënë Krasniqi.

Lidhur me këtë për Gazeta Blic, kanë folur edhe nga Polica e Kosovës.



“Sot eshte raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve te policise per hetimin e krimeve te tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT