13.1 C
Mitrovice
E diel, 11 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Policia e Kosovës jep detaje për plagosjen e Milazim Muratit në kufi nga policia serbe

Policia e Kosovës jep detaje të reja për plagosjen e një personi në Kufi me Serbinë, ku e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte duke prerë dru, transmeton Gazeta Metro.


Një kosovar është plagosur me armë zjarri nga persona të uniformuar që dyshohet se janë Policia serbe, pasi në vendin ku ishte viktima duke prerë dru gjendet në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Personi pas të shtënave në drejtim të tij është plagosur rëndë dhe është dërguar nga Kamenica me urgjencë për në QKUK në Prishtinë.

Për rastin janë njoftuar të gjitha autoritet kosovare, madje edhe mekanizmat ndërkombëtar.

“Në Stacioni policor në Kamenicë me 29 tetor 2019, është marr një informatë se në brezin kufitar mes fshatrave Shahiq, Republika e Kosovës , dhe Starabajë fshatë që ndodhet në territorin e Serbisë, kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima shqiptar shtetas i Kosovës dyshohet se derisa ishte duke prerë dru ishte gjuajtur me armë zjarri nga persona (sipas viktimës) të uniformuar. Viktima ishte transportuar për në Qendrën Spitalore në Gjilan, e më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë për shkak të gjendjes së rënduar. Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, si dhe janë njoftuar mekanizmat ndërlidhës ndërkombëtar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT