14.3 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Policia e Kosovës jep detaje për aksionin e zhvilluar “Tetori 2019”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm të zhvilluar në Mitrovicë dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

”Konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së, inspektorëve të  MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së, ka realizuar operacionin policor, duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore në bare dhe lokale të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klan Kosova.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar:

46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale).

Janë gjetur armë të  ftohta (3 thika),  2 boksa të  metalit  dhe 1 sprej OC (1),

Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera.

Ky aktivitet parandalues siç bënë të ditur Policia e Kosovës, është implementuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rajonet brenda këtij muaji në intervale të ndryshme kohore, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT