15.3 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Policia e Kosovës injoron Thaçin, e gatshme për zbatimin e vendimit të Qeverisë

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për media në lidhje me situatën e jashtëzakonshme në lidhje me COVID-19, duke bërë të ditur se është obligim i saj të respektojë vendimet e institucioneve, shkruan Veriu.Info.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin  tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjithainstitucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konformangazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT