Pas situatës me dorëheqjet e shumta të policëve serb në veri të vendit, Policia e Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, kanë thënë se kanë kapacitete për të menaxhuar me situatat e sigurisë në vend, dhe se një pjesë e atyre që kanë dhënë dorëheqje kanë dorëzuar pajisjet policore.
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ka pas dorëheqje të policëve serb në veri të vendit.
Nga policia thonë se disa nga të dorëhequrit tashmë kanë dorëzuar pajisjet e tyre dhe do të vazhdojnë me kompletim te procedurave të mëtutjeshme.
Njotimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 6 nëntor 2022
Referuar zhvillimeve aktuale ju informojmë se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.
Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.
Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar