Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi u futën nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale.
Raporti i plotë policor:
Sharpel-Jarinje 24.02.2024 – 12:10. Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit i dyshuari mashkull/k, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Jarinje, 24.02.2024-13:20. Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit i dyshuari mashkull/k, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mirovc, Podujevë 24.02.2024-16:38. I dyshuari/k është ndaluar, nën dyshimin se njëjti ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm kufirin në hyrje nga territori i Serbisë në RKS-së, duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri në sasi rreth 4m3. Në konsultim me prokurorin, rimorkio me ngarkesë-dru janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.