9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Policia e Kosovës arreston një serb 51 vjeçar të dyshuar për krime lufte

Në Graçanicë sot pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar serbin Dragisha Milenkoviq (51), kanë konfirmuar për Kosova Online familjarët e tij.

Milenkoviq u arrestua pak pas orës 10:00 dhe siç konfirmohet nga familja, ai akuzohet për krime lufte.

Në arrestim kanë marrë pjesë pjesëtarë të Njësisë Speciale për Krime të Policisë së Kosovës.

Fqinjët e shqetësuar dhe vendasit u mblodhën para shtëpisë së familjes Milenkoviç pas arrestimit.

Nëna e Dragisha Milenkoviqit është dërguar në spital për shkak të tronditjes që ka përjetuar.

“Për shkak të tronditjes për shkak të arrestimit të bashkëshortit, asaj iu shfaq tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti”, tha mjekja kujdestare, Marina Mandiq./GazetaMetro

TË FUNDIT

TË FUNDIT