Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, kanë pranuar informacionet relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.
Me këtë rast, Policia e Kosovë ka arrestuar edhe një person të dyshimtë.
“Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:
• Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë
• Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës
• Një revole, e tipit zastava
• Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” derisa i dyshuari u dërgua në mbajtje.