12.6 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës arrestoi dhe po bastis shtëpinë e një serbi në Leposaviq, postoi fotografi me armë në rrjete sociale

Policia e Kosovës sot ka ndaluar në postbllokun e Bistricës një serb, për shkak të një fotografie të publikuar në rrjetin social ku shihet me një armë, ka konfirmuar për KoSSev Policia e Kosovës.

Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi. Në foto në Facebook ai shihet me një automatik (mitraloz).

Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, aktualisht po përcaktohet nëse ai e posedon realisht armën në foto.

“Në shtëpinë e tij në Leposaviq momentalisht po bëhet bastisja, gjegjësisht kërkimi i armës nga fotografia”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT