Policia e Kosovës sot ka ndaluar në postbllokun e Bistricës një serb, për shkak të një fotografie të publikuar në rrjetin social ku shihet me një armë, ka konfirmuar për KoSSev Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi. Në foto në Facebook ai shihet me një automatik (mitraloz).
Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, aktualisht po përcaktohet nëse ai e posedon realisht armën në foto.
“Në shtëpinë e tij në Leposaviq momentalisht po bëhet bastisja, gjegjësisht kërkimi i armës nga fotografia”, tha ai.