Depo e Spitalit të Mitrovicës Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri.
Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale
Lajmin e ka konfirmuar edhe zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se po kryejnë bastisjen mbi dyshimet për produkte ilegale brenda deposë së spitalit.
/GazetaSinjali/