7.8 C
Mitrovice
E enjte, 2 Prill, 2026

Policia del në vendin e ngjarjes: Ende nuk dihet kush i vuri flakën banerit “Liria ka emër” në hyrje të Graçanicës

Në hyrje të Graçanicë kanë arritur forca të policisë, ku dyshohet se dikush e ka shkatërruar banerin e vendosur në solidarizim me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Liria ka emër”, shkruan Gazeta Metro.

Incidenti në fjalë me gjasë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar dhe siç shihet, fillimisht është djegur.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të policisë, të cilët janë duke e hetuar rastin, teksa më vonë pritet të dalin me një deklaratë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nga komuna e banuar me shumicë serbe, reaguan duke thënë se vendosjen e këtij baneri e konsiderojnë si provokim dhe kërkuan heqjen e tij.

Madje, disa prej banorëve pretenduan se kjo i ka shqetësuar shumë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT