5.2 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Policia deklarohet për aksidentin në Zhabar, konfirmon se ka të lënduar

Mitropol pak më parë raportoi për një aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se si pasojë e atij aksidenti mes dy veturave, një person ka marrë lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok(Fsh. Zhabarë), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”.

Ndërsa Mitropol mëson se në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një zyrtare policore, makina e së cilës u godit nga një makinë tjetër që vinte me shpejtësi nga kahu i kundërt i rrugës./Mitropol/

TË FUNDIT

TË FUNDIT