Policia ka arrestuar dy prindër pasi që të njëjtit i kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre në Podujevë.
Sipas policisë me vendim të prokurorit fëmijët janë dërgu në Strehimore, ndërsa të dyshuarit janë liruar dhe rastu shkon në procedurë të rregullt.
“Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline