spot_img
spot_img

Policia arreston një person në Mitrovicë, iu ofroi policisë 20 euro që të mos e dënonin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person sot në Mitrovicë pasi u kishte ofruar para për të mos e dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

“Derisa zyrtarët policorë ishin duke shqiptuar gjobën për kundërvajtjen e trafikut, i dyshuari, mashkull/shtetas i Republikës së Serbisë, u ka ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale- Dhënia e ryshfetit.”  – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për dhënie ryshfeti

Mitrovicë e Jugut, 08 gusht 2026

Njësia policore, gjatë mbajtjes së një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke shqiptuar gjobën për kundërvajtjen e trafikut, i dyshuari, mashkull/shtetas i Republikës së Serbisë, u ka ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale- Dhënia e ryshfetit.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin profesional dhe të paanshëm të autorizimeve si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ndaj çdo veprimi që cenon integritetin e zyrtarëve policorë dhe zbatimin e ligjit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT