Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mitrovicas pasi i njëjti kishte shkrepur armën e zjarrit në një aheng, shkruan Mitrovica SOT
Ngjarja ka ndodhur në një aheng në Koshtovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë.