Pas një shpërthim të fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut i cili dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, Policia e Kosovës, të shtunën, po zhvillon bastisje në Veri të Kosovës.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sipas raportimeve, po kryejnë bastisje në disa shtëpi në fshatrat Varagë dhe Uglarë të Komunës së Zubin Potokut.