15 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia aksion në Leposaviq, kryen bastisje në dy lokacione

Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për “KoSSeV” se kontrolli policor në dy shkolla në Leposaviq u bë pasi ka pasur informacione për “gjëra të paligjshme” dhe se kjo ka qenë arsyeja e kontrollit.

Megjithatë, Elshani njoftoi se nga kontrolli nuk ka rezultuar ndonjë gjetje.

“Ka pasur informacione që diçka të paligjshme ka pasur aty. Së bashku me mbikëqyrësit e shkollës ishim aty dhe kërkuam”, ka thënë ai.

Pyetur konkretisht se çka janë “gjërat e paligjshme”, Elshani nuk ka shpjeguar më tej.

“Çka mund të jetë e paligjshme. Ka qenë informacion i mjaftueshëm për ne që të shkojmë në atë vend dhe të shohim. Nuk gjetëm diçka”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT