Një mitrovicas ka njoftuar se i ka gjetur disa të holla te NLB Banka në rrugën Mbretëresha Teutë dhe se e pret pronarin që përmes stafit të bankës t’ia dorëzojë.
Mësohet se qytetari në fjalë është pjesëtar i Policisë së Kosovës.Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një shkrese në facebook, ku ka shkruar:“Këto të holla i kam gjetur në bankomat të bankës NLB nē Rr- Mretresha Teuta- Mitrovicë dhe pres nepermjet te stafit te bankes tja dorzoj pronarit” ka shkruar ai.